Slot me kritika për penalltinë e anuluar: Shumë vendime kanë shkuar kundër nesh këtë sezon
Liverpooli është eliminuar sonte nga Liga e Kampionëve.
Ata u mposhtën në “Anfield” nga PSG me rezultat 0-2, njëjtë sikurse në ndeshjen e parë.
Një moment mori vëmendjen ku flitej për një penallti shkak i një ndërhyrjeje ndaj MacAllister, por që u anulua nga VAR.
Për këtë moment foli edhe trajneri Arne Slot, duke thënë se janë dëmtuar shpeshherë këtë sezon.
“Shumë vendime kanë shkuar kundër nesh këtë sezon. Nuk mendoj se është surprizë”, u shpreh Slot.
PSG, në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid./IndeksOnline/

