75 Mall Live Search
08:24 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / Gj Sh

Musso komenton ndërhyrjen ndaj Fermin Lopezit

Një nga momentet kryesore të ndeshjes Atletio Madrid – Barcelona, ishte ajo mes Juan Musso dhe Fermin Lopez.

Portieri argjentinas gjatë pjesës së parë, pati një moment kur e goditi Lopezin me shqelm në fytyrë, pasi doli nga porta për ta bllokuar të shënonte gol, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndërhyrje e tij ngjalli shumë reagime, duke kërkuar edhe penalli dhe karton të kuq për Musson.

Por gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi kështu dhe ndeshja vazhdoi normalisht.

Pas përfundimit të ndeshje, Juan Musso ka komentuar ndërhyrjen e tij ndaj Lopez.

“Karton i kuq? Po tallesh me mua. Si do të më pyesësh për atë incident me Ferminin? Edhe mua më dhembi. Lëvizja ime natyrale për të mbuluar hapësirën përfundoi, duke u përplasur me këmbën time”, ka deklaruar Musso./IndeksOnline/