Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate
Një person që ishte në kërkim është arrestuar nga policia pas një urdhërese të lëshuar nga gjykata, njofton Policia e Kosovës.
“Policia e rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë-Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje:-R.B mashkull, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (3 vite e 3 muaj burg)”, thuhet në njoftimin e policisë.

