75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / MSH1

Menaxhimi i deponisë së mbeturinave/ Inspektorati konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka deklaruar se inspektorati i këtij dikasteri ka konstatuar shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës.

Shkeljet, sipas Pacollit, kanë të bëjnë me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe vëllimshme, në zonën e Matiçanit, shkruan IndeksOnline.

“Përmes këtij aktvendimi, Komuna e Prishtinës obligohet që brenda një afati prej 15-ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore konform legjislacionit në fuqi.

​Qëndrim yni është i qartë. Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm yni. Ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale”, deklaroi Pacolli.