Të shtëna me armë në Prishtinë
Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Prishtinë, ku dyshohet se janë përdorur armë zjarri dhe si pasojë janë dëmtuar prona private, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Taib Zeka”.
Një femër ka njoftuar se disa ditë më parë kishte dëgjuar krisma nga arma e zjarrit, ndërsa më 14 prill 2026 ka vërejtur se xhami i veturës së saj ishte dëmtuar nga dy predha të armës së gjuetisë.
Po ashtu, dera e ballkonit dyshohet se është dëmtuar nga predha të njëjta.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja afër veturës së dëmtuar. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/

