75 Mall Live Search
11:04 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / KV

Koci kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin ‘Banjska’ (Video)

Avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në Banjska.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, avokati Koci tha se Afrim Bunjaku “po vazhdon me u vra”, për shkak se askush nga të përfshirët nuk ka shprehur pendesë për ngjarjen.

“Më vjen keq për vdekjen e Bunjakut, më vjen keq për familjen e tij. Qëllimi ka qenë shkëputja e territorit të Kosovës, e territor i Kosovës jemi gjithë ne. Kosova është shtet i pavarur, këtë duhet me ditë këta. Këta nuk kanë shpreh keqardhje”, deklaroi ai.

Në emër të familjes Bunjaku, avokati kërkoi që ndaj të akuzuarve të shqiptohet dënim me burgim të përjetshëm./IndeksOnline/