75 Mall Live Search
18:07 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / S Z

Hamza takon kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Jemi të përkushtuar për një Kosovë më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, është takuar sot me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja.

Hamza ka thënë se në këtë kohë sfidash përgjigja është e qartë, punë dhe koordinim i zazhueshëm. Ndërsa ka pohuar se janë të përkushtuar për një Kosovë më të mirë për qytetarët.

“Një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja. Në kohë sfidash, përgjigjja jonë është e qartë: punë dhe koordinim i vazhdueshëm. Jemi të përkushtuar për një Kosovë më të mirë për qytetarët”, ka shkruar hamza në Facebook.