75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / AR

Beatrix Ramosaj jep lajmin e madh: “Nëna ime e mposhti kancerin”

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një nga lajmet më të bukura dhe më emocionuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se nëna e saj, Antigone Ramosaj, ka arritur të mposhtë kancerin, shkruan Indeksonline.

“My mom is cancer free… thank you God… and thank you to every single prayer that got us through this,” shkroi ajo, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.

Ky lajm ka prekur ndjekësit e artistes, të cilët kanë reaguar me komente urimi dhe mbështetjeje, duke e kthyer postimin në një valë emocionesh pozitive.

Kjo po që është një histori force, shprese dhe besimi, që përfundon me një fund të lumtur./Indeksonline/