75 Mall Live Search
22:44 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / AR

Publikohen emrat legjendarë që do marrin pjesë në “Rock & Roll Hall of Fame 2026′

Klasa e vitit 2026 e Rock & Roll Hall of Fame është shpallur zyrtarisht, duke sjellë një listë të pasur me emra legjendarë të muzikës.

Njoftimi u bë më 13 prill gjatë një episodi special të American Idol nga Ryan Seacrest dhe Lionel Richie.

Në këtë kategori janë përfshirë:

  • Phil Collins
  • Billy Idol
  • Iron Maiden
  • Joy Division / New Order
  • Oasis
  • Sade
  • Wu-Tang Clan
  • Luther Vandross (pas vdekjes)

Çmime të tjera

Early Influence Award do t’u jepet:

  • Celia Cruz
  • Fela Kuti
  • Queen Latifah
  • MC Lyte
  • Gram Parsons

Musical Excellence Award:

  • Linda Creed
  • Arif Mardin
  • Jimmy Miller
  • Rick Rubin

Ahmet Ertegun Award:

  • Ed Sullivan

Sipas kryetarit Rock & Roll Hall of Fame, John Sykes, ky është “nderimi më i madh në muzikë” dhe ceremonia pritet të jetë një natë e paharrueshme.

Ceremonia e pranimit do të zhvillohet më 14 nëntor në Peacock Theater në Los Angeles dhe do të transmetohet në dhjetor në ABC dhe Disney+. Për t’u kualifikuar, artistët duhet të kenë publikuar materialin e tyre të parë të paktën 25 vite më parë. Për Luther Vandross dhe Wu-Tang Clan kjo ishte hera e parë që nominoheshin.

Në mesin e të nominuarve këtë vit ishin edhe emra të njohur si Mariah Carey, Shakira dhe Lauryn Hill. Në vitin 2025, në këtë sallë u përfshinë artistë si Cyndi Lauper, OutKast dhe The White Stripes.