75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 16 Prill 2026 / F.R

Një punëtor në Prizren pëson lëndime të rënda pasi ra në kontakt me rrymën, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi nga pakujdesia, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës.

Sipas policisë, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria.

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm – Rr. ‘Ismail Kryeziu’, Prizren, 15.04.2026, ora 18:30. Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që dyshohet se, derisa ka qenë duke punuar në një servis, nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/