75 Mall Live Search
16:18 / E Enjte, 16 Prill 2026 / H F

Tragjedia në Malishevë, Kurti: I tronditur nga rasti i vdekjes së babait me dy fëmijë

Tre persona kanë mbetur të vdekur në Malishevë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë.Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave.”, ka shkruar Kurti në reagimin e tij.

Ndërkohë nga policia kanë bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.