IPK arreston një zyrtar policor, për veprën penale ‘’organizimi i bixhozit’’
Gjatë ditës së sotme IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore-Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj.
Kjo pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

