75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 16 Prill 2026 / A

Punëtorin e zë gjumi në vendin e punës, hajni i vjedh telefonin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pejë, ku një punëtor është kapur nga kamerat e sigurisë duke fjetur gjatë orarit të punës, ndërsa një person i panjohur i afrohet dhe i merr telefonin.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet punëtori i ulur dhe në gjumë të thellë, pa parë re se çfarë po ndodh rreth tij.

Në ato momente, një i dyshuar afrohet me kujdes dhe arrin t’ia marrë telefonin pa hasur në rezistencë.