75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 17 Prill 2026 / Z S

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate

Sot në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore.

Sipas njoftimit rreth orës 02:00, në rrugën magjistrale në fshatin Prelez, patrulla e trafikut ka ndaluar personin me inicialet B.S. (48 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan për veprën penale: “Vjedhje e rëndë”.

Ai ishte i dënuar me gjobë prej 1600 eurosh ose 80 ditë burgim. Pas njoftimit të stacionit policor në Viti, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërsa rreth orës 03:30, në pikën kufitare Hani Elezit, është ndaluar personi me inicialet E.H. (31 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. 

Ai ishte i dënuar me 18 muaj burgim për veprën penale: “Kanosje”. Pas arrestimit dhe kompletimit të procedurave,  është dërguar në vuajtje të dënimit.