Enzo arrin paqen me Chelsean, gati për ndeshjen ndaj Man. Utd.-së
Enzo Hernandez dhe Liam Rosenior duket se kanë bërë paqe mes vete.
Kjo pasi që anglezi, ka vendosur ta ftojë argjentinasin për ndeshjen derbi të së nesërmes ndaj Manchester Unitedit.
Rikthim ky pa dyshim që u duhet “bluve”, të cilët synojnë të hyjnë në top 5-shen që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Fernandez, kishte humbur dy ndeshjet ndaj Port Vales-it dhe Manchester Cityt pas deklaratave të tij ku kishte thënë se do të jetonte në Madrid, duke sinjalizuar për një lëvizje te “Los Blancos.
Ndeshja Chelsea-Manchester Unitedi, zhvillohet nesër në “Stamford Bridge”, në orën 21:00./IndeksOnline/

