75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 17 Prill 2026 / OSH

Projektligji për energjinë, Hamza: Kosova mund t’i humbë paratë, por fajtorë jeni ju

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se ligjet që po sillen në kuvend po sillen në mënyrë të përshpejtuar.

Ai u ndal te projektligji për energjinë, duke thënë se mund të kishte ardhur në Kuvendin e Kosovës në mënyrë të rregullt dhe jo në procedurë të përshpejtuar.

“Kosova mund t’i humbë paratë, por fajtorët jeni ju, për shkak se nuk e keni proceduar ligjin në kohë. Për të debatuar për ligjin, është në përgjegjësinë e deputetëve të Kosovës. Pse nuk e keni sjell para një muaji, kush u ka ndaluar. Ju po deklaroni që ligji është prej vitit 2024, atëherë e sjellni në procedurë të përshpejtuar si shumicën e ligjeve që po vijnë në këtë kuvend. Nëse dëshironi me i trafiku, me i kontrabandu ligjet, me cenu të drejtën e deputetëve për të diskutuar për të dhënë kontributin e tyre, kritikat, alternativat, propozimet është tjetër”, tha Hamza.