75 Mall Live Search
13:01 / E Premte, 17 Prill 2026 / OSH

Mësohet data dhe ora e shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt

Drejtësia për vrasjen e Liridona Ademajt do të thotë fjalën e vet të martën e ardhshme. Shpallja e akrtgjykimit do të bëhet me 21 prill në orën 13:30.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Naim Murseli, Plava dhe Kokalla.

Në anën tjetër të akuzuarit kanë mohuar çdo akuzë që i implikon ata në vrasjen e Ademajt.

Tre të akuzuarit nuk do të marrin pjesë në këtë seancë përfundimtare./Indeksonline/