75 Mall Live Search
21:23 / E Premte, 17 Prill 2026 / F.R

Sveçla reagon pas arrestimit të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Koha e tolerancës ka përfunduar, ata do të kapën kudo që hasen

Ministri i punëve të brendshmë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të terrorist i dyshuar në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi në facebook Sveçla u shprehë se terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht, shkruan IndeksOnline.

“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”, ka shkruar Sveçla.

Ndërsa ka shtuar se koha e tolerancës ka përfunduar dhe se ata do të kapën kudo që hasen.

“Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri”, ka shkruar Sveçla./IndeksOnline/