Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vetura përplaset me kamion
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline vërehet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga aksidenti./IndeksOnline/

