Musliu-Shoshi përkujton dëshmorët e Prishtinës: Liria ka emër
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e rënë në Komunën e Prishtinës, duke theksuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Përmes një postimi në facebook, Musliu-Shoshi shprehu nderim të veçantë për të rënët e fshatit Marec, ku sipas saj ranë 27 dëshmorë dhe 16 martirë.
“Sot me nderimet më të larta kujtojmë Dëshmorët e rënë në Komunën e Prishtinës. Me krenari kujtojmë të rënët e Marecit, 27 dëshmorë dhe 16 martirë që ranë heroikisht! Me dhimbje të thellë përkujtojme masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës, atë në fshatin Makoc ku janë vrarë 115 civil, pleq, gra e fëmijë.
Lufta e denjë çlirimtare e UÇK-së kudo në Kosovë, është realitet i asaj se LIRIA KA EMËR sot.Lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës”, ka shkruar Musliu-Shoshi./IndeksOnline/

