Barça ka gati kontratën e re për Flick
Trajneri gjerman, Hansi Flick është shndërruar në një idhull për Barçën.
Që kur erdhi në vitin 2024, ai riktheu buzëqeshjet te klubi blaugrana pasi që në sezonin e tij të parë dominoi futbollin në Spanjë, duke fituar të gjitha trofetë.
Planet e Barcelonës janë që t’i ofrojë trajnerit një kontratë të re deri në verën e vitit 2028.
Të klubi katalanas janë shumë të kënaqur me atë çka gjermani po bën dhe nuk kanë ndërmend ta lëshojnë. Vetë Flick është shprehur vazhdimisht i lumtur për punën dhe jetën në Barcelonë.
Në një deklaratë të pak javëve më parë ai pati deklaruar se Barcelona do të jetë klubi i fundit në karrierën e tij si trajner./IndeksOnline/

