75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 18 Prill 2026 / L A

Ndeshja tjetër storja e njëjtë, Tottenhami ndalet nga Brightoni në fund

Tottenham Hotspur nuk po mund të bëhen rehat me rezultate.

Ata nuk arritën më shumë se një barazim 2-2 ndaj Brightonit, duke e vazhduar kështu ecurinë pa fitore në Premierligë për këtë vit.

Ky barazim shtyu për disa ditë konfirmimin e rënies së Wolves, pasi që fati i tyre është në duart e Crystal Palace të cilët duhet të mposhtin West Ham, në mënyrë që ata të kenë shpresë.

Golat u shënuan nga Porro dhe Simons, ndërsa për Brightonin shënoi Mitoma dhe Rutter.

Tottenhami, mbetet në vend të 18-të me vetëm 31 pikë./IndeksOnline/