Guardiola për largimin e Silvas: Një pjesë e imja po largohet gjithashtu
Bernard Silva ka vendosur të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Ai kështu i jep fund aventurës së tij 9-vjeçare dhe largohet nga klubi si një legjendë.
Rreth largimit të tij, Pep Guardiola tha se një pjesë e tij po largohet bashkë me futbollistin portugez.
“Një pjesë e imja po largohet gjithashtu. Do të jetë e vështirë ta imagjinoj pa të. Brenda dhe jashtë fushës, gjatë nëntë viteve, ai ka qenë jashtëzakonisht, jashtëzakonisht, jashtëzakonisht i rëndësishëm”, u shpreh Guardiola.
Silva, deri më tani ka 451 paraqitje me Cityn, ku ka shënuar 76 gola dhe 77 asistime, ku fitoi gjithçka përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/

