75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 20 Prill 2026 / P M

Nis seanca për rastin e Banjskës, mbrojtja paraqet fjalët përfundimtare

Ka nisur seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë seancë pritet që mbrojtja të paraqesë fjalët përfundimtare për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të tre të pandehurit janë paraqitur para trupit gjykues, ndërsa përballen me akuza që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Seanca konsiderohet një fazë e rëndësishme e procesit gjyqësor, pasi pritet të ndikojë në epilogun e këtij rasti të ndjeshëm.