75 Mall Live Search
19:51 / E Hënë, 20 Prill 2026 / L A

Hagi zyrtarizohet si trajneri i ri i Rumanisë

Kombëtarja e Rumanisë ka gjetur trajnerin e saj të ri.

Bëhet fjalë për lojtarin legjendar, Gheorghe Hagi i cili merr drejtimin e saj përsëri pas 25 vitesh.

Ai zëvëndëson Mircea Lucescun, i cili kishte ndërruar jetë në fillim të këtij muaji.

Hagi, nënshkroi kontratën dyvjeçare me Rumaninë ku i cili do të tentojë që të rikthejë kohët e lavdishme, njëjtë sikurse në vitet kur ishte vetë lojtar./IndeksOnline/