75 Mall Live Search
14:49 / E Martë, 21 Prill 2026 / G T

Fantastike! Demirovic e mban fjalën, fton tifozët e Stuttgartit për birra falas

Sulmuesi boshnjak, Ermedin Demirovic ka tërhequr vëmendjen me një gjest të veçantë ndaj tifozëve, pasi Bosnia dhe Herzegovinateam siguroi kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Futbollisti i VfB Stuttgart kishte premtuar më herët se do t’i shpërblente tifozët me pije falas nëse Bosnja arrinte në Botëror — dhe tani ai po e mban fjalën e dhënë, shkruan Indeksonline

Në deklaratën e tij, Demirovic theksoi emocionet e mëdha për këtë arritje dhe rëndësinë që ka për të ky moment:

“Pjesëmarrja në Kupën e Botës me Bosnjën do të thotë jashtëzakonisht shumë për mua. Këtë verë, një ëndërr e madhe do të bëhet realitet për mua. Para ndeshjeve të play-off-it, premtova pije për tifozët e VfB-së nëse arrij në Kupën e Botës — dhe tani dua ta mbaj atë premtim.

“Me gjithë gëzimin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës, është shumë e rëndësishme për mua të mendoj edhe për njerëzit që nuk janë në anën më të mirë të jetës. Prandaj kam vendosur të mbështes financiarisht fondacionin e VfB ‘Brustring of the Hearts’. Jam vërtet shumë i lumtur dhe mezi pres të festojmë së bashku”, shkruhet në postimin e tij

Pra të hënën nga ora 19:00 deri 20:00, futbollisti boshnjak ka ftuar gjithë fansat e klubit gjerman./Indeksonline/