Milani bën “bashkë” Kovacicin me Modricin?
Klubi italian, AC Milan po shqyrton mundësinë për të transferuar mesfushorin kroat Mateo Kovacic gjatë afatit kalimtar veror, sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport.
Kovacic, i cili aktualisht është pjesë e Manchester City, ka pasur një sezon të vështirë të ndikuar nga dëmtimet, duke regjistruar vetëm 46 minuta lojë deri më tani, shkruan Indeksonline
Kjo situatë ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij në “Etihad Stadium”.
Lojtari shihet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën, veçanërisht nëse bashkohet me veteranin Luka Modric, duke krijuar një dyshe me përvojë dhe cilësi të lartë./Indeksonline/

