75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 22 Prill 2026 / Z S

Vetura godet dy këmbësor në Deçan

Një veturë ka goditur dy këmbësorë gjatë ditës së sotme në qytetin e Deçanit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi edhe për gjendjen e të lënduarve.

“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.

Gashi bëri të ditur se rasti po hetohet dhe vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve./Indeksonline/