Mjekët nga shoqata austriake nesër do të kryejnë ekzaminime për fëmijë, në QKMF-në në Fushë-Kosovë
Shoqata austriake Allianz für Kinder do të bëj ekzaminimin dhe kontrolla për fëmijë nga mosha 0-14 vjeç të nesër ( e premte) me datë 24.04.2026 në shtëpinë e shëndetit- QKMF në Fushë-Kosovë afër Komunës së re duke filluar nga ora 13:30.
Rrahim Jupolli nga shoqata Austriake Allianz für Kinder ka bërë të ditur se anomalit dhe problemet në zemër, urologjike, ortopedike dhe kirurgjike janë rastet të cilat do të kontrollohen dhe mund të marrin ndihmë.
“Për diagnozat e tjera si p.sh. sëmundjet shpirtërore ose neurologjike, paralizat , sindromat gjenetike, epilepsi, kancer, tumor, transplatime etj nuk mund të ofrojn ndihmë”, ka thënë Jupolli.
Ndërsa ka bërë të ditur se në rast se fëmija duhet të shkojë për kurim në Austri, shoqërohet nga njëri prind.
Info ne tel.044-801900

