Hajdari vazhdon kontratën me Hoffenheimin
Albian Hajdari po vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga.
22-vjeçari, me paraqitjet e tij ka impresionuar të gjithë duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, kosovari ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare me Hoffenheimin.
Hajdari, bëri 27 paraqitje këtë sezon ku shënoi 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/

