75 Mall Live Search
19:25 / E Premte, 24 Prill 2026 / F.R

Konfirmon Shtëpia e Bardhë, dërgon delegacion në Islamabad për vazhdimin e negociatave me Iranin

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka konfirmuar se i dërguari special amerikan Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë drejt Islamabad në Pakistan për bisedime të mëtejshme me Iranin.

Sipas BBC, do të nisen të shtunën në mëngjes për të vazhduar negociatat në Islamabad të Pakistanit.

Kujtojmë që sot gjatë ditës, nga mediat e huaja është raportuar se Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas, pritet të vizitonte kryeqytetin pakistanez, Islamabad, të premten për të diskutuar propozimet për rifillimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara, por nuk ishte planifikuar të takohej me negociatorët amerikanë.