75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 24 Prill 2026 / MSH1

Bisedimet SHBA-Iran/ Witkoff dhe Kushner nisen drejt Pakistanit

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner do të shkojnë në Pakistan, për bisedime me Iranin të shtunën.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është tashmë në Islamabad për të “shqyrtuar çështjet dypalëshe”, thotë ambasada iraniane në Pakistan.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit thotë se aktualisht nuk ka negociata me SHBA-në në axhendën e udhëtimit.

Më parë, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se Irani kishte një shans për të “bërë një marrëveshje të mirë dhe të mençur”, duke shtuar se bllokada detare amerikane e porteve iraniane “po rritet dhe po bëhet globale”.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë akuzuar njëra-tjetren për shkelje të armëpushimit.