75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 25 Prill 2026 / F.R

Opozita kundërshtoi, s’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

Ka dështuar propozimi i Vetëvendosjes për shmangie nga afati procedural për rishikimin e Ligjit për Buxhetin 2026.

Mocioni mori 57 vota për, 48 ishin kundër.

Para votimit pati debat mes pushtetit dhe partive opozitare.

Pushteti dhe Qeveria thanë se rishikimi parasheh pakon mbështetëse për qytetarët.

Opozita kundërshtoi procedurat e ngutura.