75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 26 Prill 2026 / AR

Të shtëna në Darkën e Korrespondentëve, Trump u evakuua, aty ishte edhe Bleona

Bleona Qereti, këngëtare dhe aktore shqiptare që jeton në SHBA, ka marrë pjesë në Darkën e Korrespondentëve në Uashington, një event që u shoqërua me kaos pas raportimeve për të shtëna pranë hotelit ku po mbahej ceremonia.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto nga mbrëmja, ku shfaqet në tapetin e kuq të eventit të organizuar nga White House Correspondents’ Association, shkruan Indeksonline.

“Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, shkroi artistja krahas fotografisë.

Ndryshe, presidenti Trump në një konferencë për media tha se beson se sulmi i sotëm ishte “punë e një ujku të vetmuar”./Indeksonline/