75 Mall Live Search
20:56 / E Diele, 26 Prill 2026 / G T

Incident në La Liga 2, portieri godet me grusht lojtarin kundërshtar

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Huesca dhe Zaragoza në javën e 37-të në La Liga 2.

Esteban Andrada, portieri i skuadrës mysafire u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Indeksonline

Pasi mori kartonin e dytë të verdhë, ai vrapoi shpejt drejt lojtarit kundërshtar dhe i dha një goditje të fortë në fytyrë.

Situata eskaloi edhe më shumë dhe gjyqtari u detyrua të ndëshkonte edhe dy lojtarë tjerë me kartonin e kuq.

Ishin Tasende dhe Jimenez që u larguan nga loja pas kartonave.

Kujtojmë që ndeshjen e fitoi Huesca me rezultatin minimal 1:0./Indeksonline/