75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 27 Prill 2026 / G T

Bayerni e rikthen Nico Jacksonin te Chelsea, nuk e blen kartonin e tij!

Bayern Munichu ka vendosur të mos aktivizojë klauzolën e blerjes prej 65 milionë eurosh për sulmuesin Nicolas Jackson, duke i dhënë fund qëndrimit të tij të përkohshëm në klubin bavarez.

Vendimi është konfirmuar nga drejtori sportiv Max Eberl, i cili ka bërë të qartë se marrëveshja e huazimit nuk do të shndërrohet në transferim të përhershëm. Si pasojë, lojtari do të rikthehet te Chelsea në përfundim të sezonit.

Gjatë kësaj periudhe me Bayernin, Jackson regjistroi një kontribut të konsiderueshëm në Bundesliga, duke realizuar shtatë gola dhe duke dhënë dy asistime./Indeksonline/