75 Mall Live Search
22:24 / E Hënë, 27 Prill 2026 / F.R

Haxhiu i ndërhyn në konferencë Besnik Tahirit: Nesër seanca është në ora 10:00

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, dha një deklaratë për media.

Tahiri u shpreh se ajo që ndodhi sonte në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk është dashur të ndodhë dhe e cilësoi si një gabim të madh, shkruan IndeksOnline.

“Ajo që ndodhi sonte në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk është dashur të ndodhë, është një gabim i madh. Sot është bërë një shkelje e madhe kushtetuese…” tha Tahiri.

Gjatë fjalimit të tij ndërhyri kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila e njoftoi se seanca e radhës do të mbahet nesër në orën 10:00.

Më poshtë mund të shihni videon./IndeksOnline/