75 Mall Live Search
23:27 / E Hënë, 27 Prill 2026 / F.R

Haziri: Kjo sonte me lehtësi të padurueshme ishte tentim i rrënimit të rendit Kushtetues

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me dy këmbë e ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se sonte me lehtësi të padurueshme kjo ishte tentim  rrënimit të rendit kushtetues.

Haziri shtoj se ky proces duhet të shpallet i dështuar.

“Me lehtësi të padurueshme, VV shkeli me dy këmbë Kushtetutën.Për të satën herë, VV e shkeli me dy këmbë Kushtetutën. Sonte me lehtësi të padurueshme. Ky ishte një tentim i rrënimit të rendit kushtetues. Republika duhet me pasë gardianë. Deputetët janë të pamjaftushem që të jenë gardianët e vetëm. Ajo që ndodhi sonte, është e gabuar, politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme. Nuk mund të ndërtohen institucionet mbi shkeljen e Kushtetutës.Pas përfundimit të këtij votimi, ky proces duhet të shpallet i dështuar”, ka shkruar Haziri.