Rritet për një cent çmimi i naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.
Sipas vendimit, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent, duke arritur në 1.67 euro për një litër, derisa një ditë më parë çmimi i naftës ishte 1.66 euro për një litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.44 euro litri, ndërsa gazi vazhdon të shitet me 0.86 euro litri.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.


