75 Mall Live Search
17:59 / E Martë, 28 Prill 2026 / Gj Sh

Refuzohet kërkesa e Manchester Cityt për ti ndryshuar ndeshjet e Premirligës

Manchester City ka marrë një përgjigje negative nga Premier League lidhur me kërkesën për të ndryshuar orarin e dy ndeshjeve të radhës në kampionat.

Sipas raportimeve të Daily Mirror, klubi anglez kishte kërkuar që të ndërrohej orari i përballjeve kundër Crystal Palace dhe C Bournemouth, për të lehtësuar kalendarin e ngjeshur në prag të finales së kupës, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, liga ka vendosur të mos e miratojë këtë kërkesë, duke lënë në fuqi orarin ekzistues.

Si rrjedhojë, Manchester City do të përballet fillimisht me Crystal Palace në “Etihad Stadium” të mërkurën më 13 maj, vetëm tri ditë përpara finales së FA Cup ndaj Chelseas, që do të zhvillohet më 16 maj.

Pas finales, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të rikthehet sërish në aksion në kampionat, ku do të udhëtojë për t’u përballur me Bournemouth më 19 maj./IndeksOnline/