75 Mall Live Search
21:00 / E Martë, 28 Prill 2026 / Gj Sh

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në konferencë për media, pak orë para seancës së fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ai i është përgjgiur kryeministrit Albin Kurtim duke thenë se nuk do të marrin pjesë në senacën që sipas tyre është komplot ndaj shtetit.

Tahiri po ashtu tha se nëse Kurti e ka seriozisht bashkëpunimin me LDK-në për të zgjedhur Presidentin, do të duhej të ngjitet veç një kat më lart dhe të diskutonte.

“Emrin e ka manipulim politik. Nuk duam të jemi pjesë e këtij komploti ndaj shtetit. Po të donte Kurti të zgjedhte president, ai do të kërkonte emër prej opozite. Qysh flet një kryeministër përmes mediave e nuk ngjitet një kat ma nalt me i taku partitë. AAK nuk ka qenë e ftuar në asnjë diskutim. Por ne kurrë s’kemi ikë nga përgjegjësia” ka thënë Besnik Tahiri. /Indeksonline/