75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / OSH

Valon Murati: Kurti, duke e mbajtur të përçarë e të çarë shoqërinë llogarit në fitore të vazhdueshme!

Valon Murati e ka analizuar situatën aktuale politike dhe dështimin për të zgjedhur presidentin e vendit.

Ish-ministri dhe profesori universitar e ka kritikuar qasjen e Kurtit në këtë proces.

Murati ka thënë se Kurti duke e mbajtur të përçarë e të çarë shoqërinë llogarit në fitore të vazhdueshme.

“O temora, o mores!
O kohë, o zakone!, kjo frazë e latinëve që ka ardhë deri në ditët e sotme përmes Ciceronit, i shkon shumë kohës, në të cilën po jetojmë. Pra kur kryeministri Kurti nuk i kishte votat e popullit dhe LVV-ja ishte pakicë parlamentare, sidoqoftë duke e konsideruar veten si kategori morale superiore në Kosovë, ndër shqiptarë dhe në botë, i jepte vetes të drejtën t’ia vinte flakën vendit, parlamentit, dhe të bojkotonte e kundërshtonte me forcë çdo proces. Por sidoqoftë nuk e trajtonte veten anti -institucionalist, antishtet e as antikombëtar. Përkundrazi! E kur sot e ka përkrahjen e votën popullore, por punon pak e aspak për të mirën publike, e mbi të gjitha nuk denjon të vendos ura të sinqerta bashkëpunimi me askënd, sepse kështu duke e mbajtur të përçarë e të çarë shoqërinë llogarit në fitore të vazhdueshme, dhe kur të tjerët si rezultat shfrytëzojnë vetëm institucionin e bojkotit të një procesi politik, ata kryeministri i trajton si antiinstitucionalist, antishtet e natyrisht nga fillimi në fund antikombëtar. Kjo nuk flet vetëm për kryeministrin, por edhe për kohën në të cilën po jetojmë, kur memoria për veprimet e tjetrit është shumë e shkurtër dhe kur përmes mediave e rrjeteve sociale ne krijojmë botën tonë, e cila jetohet vetëm sot, harrojmë si ka qenë e djeshmja dhe të nesërmen nuk e mendojmë dhe në të cilën jemi rehat dhe nuk shohim përtej hundës sonë” shkruan Murati në reagim./Indeksonline/