75 Mall Live Search
15:12 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / P M

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në vendin e punës.

Për rastin tragjik tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

Kështu deklaroi Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i drejtorisë rajonale të Pejës dhe hetuesit policorë, së bashku me Inspektoratin e Punës, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, deklaroi Nikçi.

“Trupi i pajetë i viktimës pritet t’i nënshtrohet procedurave të mjekësisë ligjore, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë”, u shpreh ai.

Derisa viktima është Beqir Vokshi.

Ende janë të paqarta rrethanat në të cilën ka ndodhur rasti.