75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 30 Prill 2026 / S Z

Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therë me thikë mbrëmë rreth orës 19:20 në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. “Edit Durham”, Prizren 29.04.2026-19:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.