75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 30 Prill 2026 / F.R

Prishtinë: Kanosi 5 zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën policia ka arrestuar një person pasi kishte kanosur pesë zyrtarë policorë në krye të detyrës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR”

Prishtinë 29.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka kanosur pesë zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndekOnline/