75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

“Të martën n’hënë, të mërkurën n’tokë”, Thierry Henry komenton gjysmëfinalet

Legjenda e futbollit, Thierry Henry i komenton dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Të martën ishim në hënë, të mërkurën u rikthyem sërish në tokë…”, u shpreh Henry në emisionin “CBSSportsGolazo”.

Mbrëmë skuadra e Atletico Madridit dhe ajo e Arsenalit barazuan 1:1, me një ndeshje që kishte dy penallti dhe lojë shumë të mbyllur.

Ndërsa ndeshja mes PSG-së dhe Bayernit u mbyll me shifrat 5:4, duke çmendur gjithë shikuesit me performancën e jashtëzakonshme./Indeksonline/