75 Mall Live Search
20:46 / E Premte, 01 Maj 2026 / F.R

Kurti vazhdon me emërime, Hysni Mehani zëvendësministër në Ministrinë e Financave

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për një tjetër emërim në pozitën e zëvendësministrit, që e ka bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kësaj radhe, ZKM ka njoftuar se, Hysni Mehani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Mehani për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.