75 Mall Live Search
18:15 / E Diele, 03 Maj 2026 / F.R

Aksident i rëndë në rrugën Drenas-Komoran, përfshihen 4 vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Drenas- Komoran, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Sipas pamjeve të sigurar nga IndeksOnline në aksident janë përfshirë katër vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë./IndeksOnline/