Aksident në Sllatinë, shkakton kolona të gjata (Pamje)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në Sllatinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline vërehet një veturë e dëmtuar rëndë.
Ende nuk është bërë e ditur shkaqet e aksidentit apo nese ka persona të lënduar.
Ky aksident ka shkaktuar kolona të gjatë në këtë segment të rrugës.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

