75 Mall Live Search
23:27 / E Diele, 03 Maj 2026 / G T

Piloti i Formula 1 pas takimit me Messin: Ishte e jashtëzakonshme, të gjithë argjentinasit e kanë ëndërr!

Franco Colapinto realizoi një nga ëndrrat e tij më të mëdha duke takuar idhullin e tij, Lionel Messi, gjatë fundjavës së garës së Formula 1 në Miami.

Piloti argjentinas nuk e fshehu emocionin pas këtij momenti të veçantë, duke theksuar rëndësinë që Messi ka për të dhe për gjithë kombin argjentinas.
“Jam shumë i lumtur që e pashë me familjen e tij, ishte një moment shumë i veçantë. Ai është një hero për mua dhe për të gjithë argjentinasit,” u shpreh Colapinto.

Messi ishte i pranishëm në paddock-un e Formula 1 në Miami, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve, ndërsa shijonte nga afër atmosferën e garës.

Gara për Çmimin e Madh të Miami-t u fitua nga talenti i ri i Mercedesit, Kimi Antonelli, i cili vazhdon të impresionojë në sezonin aktual./Indeksonline/